Për të tretën herë, Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e tij për procesin e vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Në Tiranë ka mbërritur opinioni paraprak i ekspertëve të Venecias dhe mësohet se ata mbështesin zgjatjen me dy vite të mandatit të organeve të vettingut.

 

Opinion final do të miratohet në 10 dhjetor dhe më pas fati i vettingut është në dorën e Parlamentit. Shtyrja e mandatit të organeve të vetting-ut kërkon 94 vota për t’u miratuar dhe nuk mund të realizohet pa votën e Partisë Demokratike.

 

Deri më tani, opozita ende nuk ka një qendrim zyrtar nëse do ta votojë apo jo ndryshimin e Kushtetutës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re