Opinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese nuk iu gëzua vetëm Presidenti i Republikës, Ilir Meta, por edhe ekipi i tij.

Këshilltarët e Kreut të Shtetit të veshur me bluza ku shkruhej ‘’Venecia’’ kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale.

Gjest ky i cili ironizon disi mazhorancën për draft opinionin nga Komisioni për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetese.

Në fotot e publikuara nga Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar Dervishaj, marin pjesë edhe Drejtori i Kabinetit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali,  si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë , Ketrin Treska.

Krahas fotove Dervishaj në statusij e tij shkruan edhe ”Qershori i dytë”.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re