Në pamundësi për shkak të pandemisë për të zhvilluar në Tiranë takime me grupet e interesit, ekspertët e Venecias kanë nisur nga kjo e hënë konsultimet online.

Këshilltarët e presidentit Meta kanë parashtruar të parët pretendimet përse ndryshimet e Kodit zgjedhor të 5 Tetorit janë antikushtetuese e njëanshme dhe përse ndryshimet kushtetuese sipas tyre prekin marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit.

Brenda kësaj jave ekspertët e Venecias do të kenë komunikime virtuale dhe me Damian Gjiknurin nga socialistët si dhe me përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare si dhe shoqërinë civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re