Venecia e ujshme është goditur nga vërshimet më të rënda në 50 vitet e fundit, ndërsa turistët e shumtë po enden nëpër rrugët me ujë për të gjetur strehë.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshme bënë që sheshi i popullarizuar i Shën Markut të bëhet i pakalueshëm.

Sasia e jashtëzakonshme e ujërave arriti në 1,87 metra, ndërsa alarmi i vërshimeve është aktivizuar në kanalet ikonike të qytetit.

Qysh kur kanë nisur të mbahen të dhëna për vërshime në vitin 1923, vetëm njëherë, në vitin 1966, ujërat nga vërshimet ishin 1.96 metra të thella.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re