Pas publikimit të një pjese të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, ambasada amerikane në Tiranë porosit klasën politike që të respektojë procesi përfshirë edhe konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, ambasada thekson se duhet përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, reagon ambasada e SHBA në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re