Komisioni i Venecias ka nxjerrë draft-opinionin në lidhje me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Shoqata e Bashkive kishte kërkuar një interpretim nga “Kushtetuesja” për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale, duke qenë se presidenti Meta nxori një dekret të dytë për shtyrjen e tyre që nuk u mor parasysh nga mazhoranca.

Në draft-opinion, Komisioni i Venecias thotë se Kushtetuesja nuk ka kompetenca të gjykojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Në vendim ka dhe një qëndrim për Presidentin, i cili kërkonte shtyrjen e zgjdhjeve vendore në tetor.

“Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese”, thotë Venecia.

Sipas këtij dokumenti, zgjedhjet edhe pse u bënë me një forcë politike duke qenë se opozita bojkotoi, ishin në rrugën e duhur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re