Komisioni i Venecias kritikon ashpër procedurat e ndjekura në procesin e vetingut ndaj magjistratëve. Në draft oponionin e saj, Komisioni i Venecias nënkupton se procedurat e vetingut janë zbatuar në mënyrë të paarsyeshme — si në rastin kur personave i kërkohet fatura dhe dokumenta shpenzimet për periudha më të hershme se sa i kërkon vetë ligjit i taksave për të ruajtur dokumentat financiare.

Këto gjëra, shprehet Venecia, krijojnë hapësirë për manipulime politke, çfarë do të thotë se këto rregulla mund të zbatohen në mënyrë preferenciale sipas interesit politik:

“Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen (si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore këkrojnë të ruhen dokumentat financiarë), çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik”.

Venecia këshillon rihapjen e rasteve të vetingut, kur prokurorëve dhe gjyqatrëve nuk i ëshët dhënë kohë mjaftueshëm për të sjellë dokumenta për të justifikuar pasurinë e tyre:

“Në raste të arsyeshme, me afat shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave duhet të rihapen”.

Për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Venecia këshillon kryerjen e vetingut nga KPK dhe KPA edhe për kandidatët jashtë sistemit të drejtësisë.

“Në mënyrë që të ruajmë të njëjtin standart të vetingut për kandidatët e Gjykatës kushtetuese, vetingu i kandidatëve që nuk vijnë nga gjyqësori duhet të kryhet nga KPK dhe nga KPA në vend të KED, sikurse kryhet tani”.

Si dhe kërkon përshpejtim të vetingut nga ana e KPK-së dhe KPA-së./Exit.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re