Venecia po vonon planin për të futur një biletë për vizitorët, sepse Këshilli Bashkiak ende nuk e ka miratuar plotësisht procesin e ri të biletave, sipas zëdhënësit të kryebashkiakut Luigi Brugnaro.

Zyrtarët e turizmit thanë në korrik se vizitorëve do t’u duhej të rezervonin një vizitë në qytet në internet nga 16 janari 2023 dhe të paguanin nga tre deri në 10 euro për të hyrë, në një përpjekje për të kontrolluar hyrjen në qytet.

Megjithatë, zëdhënësi i kryetarit tha se Këshilli Bashkiak ende nuk ka miratuar rregulloret e nevojshme, që do të thotë se data e fillimit do të duhet të shtyhet.

Procesi do të zgjasë të paktën gjashtë muaj, shtoi ai.

Plani, i cili u zbulua për herë të parë në vitin 2019, fillimisht u vonua për shkak të COVID-19, i cili i mbajti turistët larg qytetit.

Këtë vit ka pasur një fluks të ri turistësh drejt Venecias dhe duke qenë se vizitorët shpeshherë tejkalojnë 50 mijë banorët e qendrës së qytetit, duke vërshuar rrugët e ngushta, tarifimi i biletave ditore është rikthyer në axhendën e kryebashkiakut. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re