Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Yvan Gil, ka dënuar “gjenocidin dhe shfarosjen” e popullit palestinez që po kryhet nga Izraeli.

Në një konferencë të përbashkët për media në Moskë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, ministri Gil tha se zgjidhja e vetme për konfliktin është ndodhet në krijimin e një shteti palestinez të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Ne tashmë kemi bërë kërkesë për një armëpushim të menjëhershëm për të kaluar në negociata. Ne shohim se po kryhet shfarosja e popullit palestinez nga Izraeli. Dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta tolerojë atë”, theksoi Gil.

Ai mbështeti marrëveshjet e arritura në samitin e fundit të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), si dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të “mobilizojë forcat e tij për të mbështetur popullin palestinez”.

Shefi i diplomacisë venezuelase tha se Izraeli përmes bombardimeve dhe sulmeve të spitaleve dhe infrastrukturës tjetër civile “çdo ditë shkel të drejtat e njeriut dhe legjislacionin ndërkombëtar”.

“Këtu nuk mund të ketë pyetje. Kjo politikë duhet të ndalet menjëherë. Është e nevojshme të hetohen dhe të dënohen autorët e krimeve të luftës dhe populli i Rripit të Gazës dhe Palestinës duhet të kenë të drejtën të ushtrojnë të drejtën e tyre për pavarësi dhe të fitojnë tokën e tyre”, tha Gil.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re