Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro në ceremoninë e fillimit të ri të gjyqësorit 2019, deklaroi se do t’i mbyllë ambasadat dhe konsullatat e vendit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ka tërhequr tërë personelin diplomatik.

Në fjalën e tij, Presidenti Maduro njoftoi se ka marrë vendim për mbylljen e ambasadës së Venezuelës në SHBA.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Venezuelë.

Maduro bëri të ditur se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ShBA-të, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kemi marrë vendim për të mbyllur ambasadën dhe të gjitha konsullatat e vendit tonë në ShBA. Ne gjithashtu po e tërheqim tërë personelin diplomatik. Ata do të kthehen të shtunën”.

Mitingjet e organizuara të enjten nga opozita dhe përkrahësit e pushtetit në Venezuelë kanë çuar në zhvillime mjaftë të rëndësishme nga aspekti i vendit dhe rajonit.

Huan Guaido (Juan Guaido), Kryetari i Kuvendit Kombëtar, ku shumica e deputetëve janë nga radhët e opozitarëve, në fjalën e tij të mbajtur në miting, e kishte shpallur veten si President i Përkohshëm i vendit, i cili është njohur menjëherë nga vendet si Kanadaja, Kolumbia, Peruja, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala me në krye ShBA-të, shkruan trt. Gjatë protestave antiqeveritare në kryeqytetin Karakas të Venezuelës Kryetari i Kuvendit Kombëtar Juan Guaido e shpalli veten për president të përkohshëm.

Ndërkaq Maduro iu drejtua nga ballkoni i Pallatit Presidencial Miraflores në kryeqytetin Karakas mijëra përkrahësve të mbledhur, ku bëri të ditur se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me ShBA-në dhe se diplomatëve të këtij vendi iu dhanë afat 72 orë të largohen nga Venezuela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re