Njeriu i Moskës në Venezuelë, Nicolas Maduro është rizgjedhur president i vendit me 67% të atyre që morën pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja ishte në kufirin e 46%. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tibisay Lucena, kur ishin numëruar rreth 96% të fletëve të votimit.

Ndërkaq, pjesëmarrja në zgjedhje përbën një rënie drastike krahasuar me presidencialet e vitit 2013 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2015-s.

Henri Falcon, kandidati i opozitës që mbështetet nga SHBA nuk i ka njohur zgjedhjet pasi sipas tij nuk ka marrë pjesë në votime as 30% të zgjedhësve.

Por i ashpër ka qenë reagimi i Maduros.

“Çfarë mund të presësh nga kjo opozitë që shpall humbjen ende pa u numëruar votat. Nuk ka më nder. Është hera e parë në histori që ndodh kjo”, tha Maduro.

Venezuela është një nga vendet më të pasura në botë, por që papërgjegjshmëria e politikës e ka çuar vendin në varfëri masive ku mbahet radhë për çdo gjë.

Sipas OKB-së, rreth 1 milionë kolumbianë kanë lënë vendin për 2 vjet, nga viti 2015-2017.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re