Presidenti i Venezuelës, Nicola Maduro ka liruar në dy ditë rreth 80 të burgosur politikë.

Ndër 40 të liruarit e djeshëm ishte edhe djali i ish-ministrit të Mbrojtjes së Hugo Chavezit.

Maduro kishte premtuar pas rizgjedhjes së tij se do të lironte ata që ai i quan aktivistë anti-qeveritarë, ndërkohë opozita i konsideron si të burgosur politikë.

Javën e ardhshme pritet të dalin të gjithë të burgosurit, por atyre i është ndaluar të flasin në media apo në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re