Minarja e xhamisë në fshatin Çabër të Zubin Potokut po meremetohet falë financimit të një mërgimtari shqiptar. Ky i fundit vjen nga Çabri e aktualisht jeton në Gjermani, Ai preferoi të mos e tregojë koston e punimeve, por deklaroi se këtë punë e bën me zemër, në emër të Zotit, familjes e të gjithë banorëve të zonës.

“Shuma është katër shifrore, nuk ka nevojë me cekë, unë e kam ba për Zotin, për familje dhe për nder të fshatit e xhematlinjëve dhe hoxhës që e kemi shumë të mirë”, tha mërgimtari në një prononcim për Klan Kosova.

Imami i xhamisë tregoi se minarja ishte vjetëruar e se veprimi bamirës i mërgimtarit, është për t’u vlerësuar lart, pasi gjithçka u bë me vetëiniciativë.

Xhamia e fshatit Çabër që është i vetmi i banuar me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut ishte ndërtuar në vitin 2007.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re