Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa muaj më parë në zonën e Ishull-Lezhës, ku u vra në krye të detyrës oficeri i policisë Saimir Hoxha.

Ngjarja mund të mos ketë qenë një vendim i momentit i të riut Aldi Rama, i cili po ashtu mbeti i vdekur pak orë më vonë, por mund të ketë lidhje me një mllef të akumuluar të të riut.

Kohë me parë Saimir Hoxha e kishte arrestuar 21-vjeçarin në kushtet e flagrancës, dhe kishte bërë gati dhe dokumentacionin për prokurorinë.

Mësohet se procesverbali i arrestimit dhe referimit në prokurori të Aldi Ramës është firmosur pikërisht nga Saimir Hoxha dhe 2 kolegë të tij.

Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar direkt me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit pasi ka ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte i riu.

Procesverbali që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu.

Në lidhje me këtë çështje hetimet për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare” po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj. Mësohet se janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re