Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, për plagosje dhe veprime të turpshme në publik.

 

Sipas bluve të këtij qyteti shtetasi Arben Beqiri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, dhe ka bërë veprime të turpshme në publik ndaj shtetases, L.M., 49 vjeçe, banuese në Elbasan.

 

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” , dhe “Ngacmimi seksual”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re