Ish prokurori Eugen Beci thotë se veprimet online që kryhen nga muxhahedinët në kampin e vendosur në Manzë kanë rritur dyshimet e autoriteteve shqiptare gjatë hetimit.

Ai u shpreh në Panorama TV se kontrolli i sotëm nuk është i rastësishmë pasi përkon me disa sinjalizime nga Homeland Justice përgjatë ditëve të fundit.

“Shqipëria nuk ka një marrëveshje me SHBA që të pranojë muxhahedinët. Ama të dy palët politike kanë pranuar të krijojnë një veprimtari të tillë këtu. Veprimet online krijojnë dyshimin që ata mund të kenë probleme dhe sa i përket hakërrimeve të ndryshme. Duhet të shohim që ditët e fundit ka një të dhënë interesante. Homeland Justice, ajo po thotë që nga Shqipëria po bëhen sulme. Gjatë këtyre ditëve Shqipëria merr lëvizje për të kontrolluar pajisje”, u shpreh ai.

Ai tha se ministria e Brendshme në vendin tonë ka pikë kontakti me kampin ndërkohë policia shqiptare ka kryer disa herë kontrolle në ambientet e brendshme të tij për veprimtari të ndryshme kriminale.

“Ministria jonë e brendshme ka pikë kontakti zyrtare me kampin. Policia shqiptare në mënyrë të herë pas hershme ka bërë kontrolle në kamp për mbjellje kanabisi dhe veprimtari kriminale të dyshuar. Kanë hyrë disa herë forcat e policisë në këtë kamp. Duke pasur informacion, pikë kontakti dhe të dhëna të mjaftueshme se çfarë ndodh aty brenda do veprosh”, deklaroi Beci.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re