Në mbledhjen e Komisioneve të Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani tha se institucioni që ai drejton qëndron larg deklaratave politike. Më tej, në fjalën e tij Dumani tha se gjuha e përdorur përbën shqetësim dhe frymëzon elementë të krimit të organizuar, por njëkohësisht bën më vulnerabël edhe prokurorët dhe familjarët e tyre.

“Sa i takon deklaratave politike, siç edhe e keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika.

Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre.

Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtohem vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.

Ne, siç e thash edhe më pare, rrimë larg deklaratave politike, sepse nuk është pjesa jonë. Pjesa jona është të hetojmë çështje të bazuara në prova dhe në ligj.” 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re