Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor për PPP-të te Shëndetësia, është shprehur se anëtarët e PS-së veprojnë si një grup i strukturuar kriminal për të mbrojtur të përfshirët në vjedhjen e 400 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Zhupa shtoi se mosfirmosja e konfliktit të interesit do të jetë një mangësi shumë e madhe e Komisonit që do të vërë në dyshim objektivitetin, paashmërinë dhe ruajtjen e informacioeneve dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

“Mesa e kuptuam, kemi dy konkluzione. Nënkrtetari e tha qartësisht se ‘ajo që themi me gojë nuk ka vlerë juridike’, pra duan të thonë që nuk kemi konflikt interesi me gojë dhe nuk kanë gucim ta firmosin sepse shkresa ka vlerë juridike.

Ndërkohë të gjithë anëtarët socialistë të Komisionit, mesa duket edhe për të mbrojtur kolegët, kanë vendosur të mos e firmosin konfliktin e interesit.

Kjo do të jetë një mangësi shumë e madhe e Komisonit që do të vërë në dyshim objektivitetin, paashmërinë dhe ruajtjen e informacioeneve që do të vjnë këtu dhe mënyrën e trajtimit të tyre, por është një mënyrë që ka zgjedhur mazhoranca për të minur punën e komisionit.

Sepse bëhet fjalë për hetimin e 400 milionë eurove të abuzuara buxhetit të shtetit, janë në xhepa  ende të panjogur. Këta veprojnë dhe këtu si grup i strukturuara kriminal, ku dhe ata që nuk kanë konflikt interesi nuk e firmosin konfliktin e interesit për të mbrojtur shokët”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re