Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini është shprehur se fatmirësisht kurba po tregon një trend në rënie të personave të prekur me Covid 19.

Në një intervistë me Mirela Milorin për Abc Neës është shprehur se java e pestë do të jetë dhe një tregues i qartë në lidhje me ecurinë e kurbës së koronavirusit në vendin tonë.

“Kurba tregon një trend në rënie dhe nga Taks Forca është vlerësuar se gjurmimi i rasteve është bërë intensiv në të gjithë rrethet që kanë pasur fluks të Covid dhe shpresojmë se ky intinsitet të fillojë deri në fund të kësaj jave por fatmirësisht kemi një trend në ulje.”, është shprehur Tomini.

Gjithashtu ajo është shprehur se dhe pas renies dhe zbehjes së shfaqjes së koronavirusit në vendin tonë sërish sjellja e popullatës do të ndryshojë.

Mirela Milori: Ky trend në ulje, a do të shoqërohet nga ana juaj me një këshill për ndryshim masash, pasi kemi qëndruar në karantinë një muaj me këtë shifër të prekurish dhe fatalitetesh. A mendoni se duhet të vazhdojmë në karantinim apo duhet të shihet një masë tjetër

Eugena Tomini: Pretendojmë që ta mbyllim javën e pestë dhe të shikojmë nëse parashikimin e kemi me të njëjtin itensitev siç e kemi programuar nga të dhëna epimidiologjike apo të dhëna statistikore. Pretendohet se edhe qeveria është shprehur se mund të kemi lehtësime të pakta por karantinimi i popullatës do të vijojë por do të kemi një lehtësim, pavarsisht se masat e rrepta të distancimit social të popullatës do të vijojnë kryesisht ajo e distancimit fizik. Sepse mosrespektimi do të çojë në një trend në rritje pasi kontaktet do të shtojhen dhe propabiliteti për të vijuar me zinxhirin e transmetimit do të jetë në rritje.

Mirela Milori: Ka teori nga më të ndryshmet, pasi thuhet se distancimi fizik nuk vlen pasi spërklat qëndrojnë në ajër dhe duke qëndruar në ajër më gjatë se ajo që ruan distanca fizike përsëri ti mund të infektohesh.

Eugena Tomini: Studimet shkencore kundrejt vendeve që e kanë kaluar paraprakisht apo janë drejt bishtit të kurbës te ato vendet që virusi është shfaqur që në fund të dhjetorit deri para një jave thuhej se pandemia përhapej përmes spërklave, pesha molekulare nuk qëndron në ajër. Ndërsa tre ditët e fundit kemi një konstatim apo studime të pjesshme se virusi mund të qëndrojë dhe në ajër. Keto studime duhet të përforcohen, për të parë që mënyra e transmetimit mund të konsiderohet edhe si sëmundje aregene jo përmes spërklave, por gjithsesi duhet të respektojmë karantimen dhe distancimin social të cilat kanë bërë që virusi të vijë në mënyrë të zbutur në Shqipëri. Masat e marra dhe kjo karantinë ka peshën e madhe të zbutjes.

Mirela Milori: Shkencëtarët tregojnë se duhet të krijohet imuniteti i turme s, si do të arrihet ky imunitet turme nëse ne do të vijojmë të jemi në karantinë me 400 të vdekur. A keni një platformë se si do të shkojmë drejt normalizimit?

Eugena Tomini: Patjetër që nuk mund të vijojë për një kohë të gjatë karantinimi, pasi janë dhe faktorë të tjerë sekondarë që e shtëngojnë akoma më shumë pandeminë, ekonominë dhe elementë tjetër jetëssorë. Prezenca e karantinimit ka peshë, prezenca ose leshimi i epidemisë do të kishim një tjetër pamje të epidemisë në Shqipëri. Lehtësimet duhet të vijnë gradualisht dhe përdorimi i masave mbrojtëse, maskave apo dorezave në ambjentete e mbyllura është një tjetër stil jete ndryshe nga ajo që kemi përjetuar para shfaqjes së Ciovid në vendin tonë.

Mirela Milori: Ju si komitet teknik keni përgatitur një platformë për tja paraqitur kryeministrit, duke qenë se epidemia ka rënie, kemi këto shifra të aplikojmë këtë platformë tjetër?

Eugena Tomini: Sigurisht që komiteti teknik është duke punuar, patjetër në javën e pestë ne jemi duke bëë takime me skype dhe jemi duke punuar dhe në vazhdimësi do të kemi dhe propozime tona, kundrejt procedurave dhe lehtësimeve të karantinimit.

Mirela Milori: Maskat duhet të përdoren dhe kjo është e detyrueshme apo duhet të përdoren në dëshirë të personit?

Eugena Tomini: Maskat duhet të përdoren në ambjente të mbyllura, në markete, në tregje për të shmangur kontaktet që mund të kemi m me persona asimptomatik. Në gjykimin tim profesional është i detyrueshë,

Mirela Milori: Ja rekomandoni këtë qeverisë që ta vendosë me detyrim, pasi në Lombardi merr gjobë nëse nuk e përdor

Eugena Tomini: Sigurisht është një nga vendimet rishtazi që në markete dhe të tregjeve duhet të hyhet me maska dhe me doreza, dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet njëlloj siç respektoji karantinën.

Mirela Milori: Do të shkojmë në plazhe normalisht këtë verë.?

Eugena Tomini: Shpresojmë por fakti është se kjo verë në gjykimin tim personal dhe profesional do të jetë ndryshe nga verat e tjera. Deri në qershor kur të shikojmë një zbehje apo raste sporadike të Covid 19 do të kemi rezerva në qëndrimin me njëri tjetrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re