Skip to content

Vera po ikën, por a ka më kohë për plazh këto ditë? Vjen lajmi nga sinoptikanët

Pas disa ditësh gradualisht do të mbyllet stina e verës megjithatë si
vendi ynë ashtu dhe Rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga
masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë edhe sot vendi do të ketë mot të kthjellët përjashtuar
vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës (kryesisht relievet
malore). Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë 33-37°C, tendencë kjo e cila po vijon dhe do të vijoj edhe për ditët në vazhdim.

Edhe nesër pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët me vranësira
të pakta dhe mesatare kalimtare në zonën e jugut. Temperaturat në vlerat
minimale pritet të jenë pothuajse të njejta me ato të ditës së sotme
(17-23°C) ndërsa ato të mesditës një rritje prej 1-2 grad me termometrin
që pritet të shënoj 34-38°C