Sezoni veror shoqërohet me nevoja më të larta për gjak, jo vetëm në ndihmë të pacientëve talasemikë apo sëmundjeve të tjera, por edhe aksidenteve të shumta që ndodhin.

 

E ndërsa ekspertët e shëndetit publik apelojnë për shtim të dhurimeve vullnetare, tashmë çdokush prej nesh mund të aplikojë në portalin e-Albania për të rezervuar ditën dhe orën e dhurimit.

 

Kjo procedurë ka nisur fillimisht nga Tirana, Elbasani, Berati dhe Korça për t´u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

 

VIOLA SHANO

 

QENDRA KOMBËTARE E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT

 

“Gjatë sezonit të verës dhurimet pakësohen sepse ikin me pushime dhe shumë institucione janë me kapacitet më të ulët. Ne shkojmë kudo që ata punojnë, ne biznese, administratën shtetërore në mënyrë që të jenë më komod, sidomos në këtë periudhë ku temperaturat janë shumë të larta.”

 

Në 6 muajt e parë të këtij viti numri i dhurimeve vullnetare është shtuar me 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.  Megjithatë, numri i dhuruesve v është ende i ulët, në krahasim me nevojat që ka aktualisht shërbimi shëndetësor.

 

VIOLA SHANO

 

QENDRA KOMBËTARE E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT

 

“Nëse krahasojmë vitin 2022 me 6 mujorin e vitit 2023 mund të themi që jemi në nivele të kënaqshme. 20 % e nevojave mbulohet nga dhurimet vullnetare ndërsa 80% plotësohet nga familjarët.”

 

Në vendin tonë numërohen 600 pacientë talasemikë që duhet të trajtohen me njësi gjaku çdo tre javë. Keto nevoja mbulohen pergjithseisht nga dhurimet familjare të pacientëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko