Fluks levizjesh ne të dy anet e pikes se kalimit kufitar te Qafë Thanës.

 

Burime zyrtare bejne me dije se gjate 24 oreve te fundit nepermjet kesaj pike kufitare kane hyre e kane dale 6972 shtetas duke rregjistruar keshtu numerin me te larte te levizjeve me Maqedonin e Veriut qe nga fillimi i sezonit turistik.

 

Te njejtat burime thane se gjate oreve te fundit ka qene i madh edhe numer i shtetasve te huaj qe kane hyre nga vendi fqinje per ne vendin tone.

 

Nje pjese e tyre thane autoritetet tona kufitare perdorin Shqiperine per te kaluar tranzit drejt vendeve te BE siç ka dhe shtetas te huaj qe kalojne fundjaven ne jug te vendit.

 

Per te perballuar fluksin ne rritje ne fundjave kryesisht policia jone punon me gjashte sportele, tre ne hyrje dhe po kaq ne dalje.Gjate 24 oreve te fundit nga Maqedonia e Veriut ne vendin tone kane hyre 3569 në hyrje dhe kane dale 3403 shtetas shqiptare dhe te huaj.

 

Levizjet ne piket kufitare te Kapshtices kane qene normale

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re