Skip to content

Verifikohen pasuritë e Sulit e Goros/ Dyshime se kryebashkiakët kanë abuzuar me tenderat dhe pronat

Prokuroria e Posaçme po kryen verifikimin e pasurisë se dy kryebashkiakëve Rakip Suli i Kamzës dhe Jorgo Goro i Himarës.

 

Kryebashkiaku i Kamzës është kallëzuar dy herë në SPAK. Njëra nga padite lidhte me pretendimet për abuzim me fondet e tërmetit, ndërsa tjetra me tenderin e pastrimit. Rakip Suli ka mohuar se ka pasur abuzime.

 

Jorgo Goro kryetari në detyre i Bashkisë së Himarës, i cili po e mban këtë post pasi fituesi i zgjedhjeve te 14- majit Fredi Beleri është në qeli për korrupsion zgjedhor.

 

Ishte Fredi Beleri ai që kallëzoi penalisht Jorgo Goron për shpërdorim detyre me pronat në Gjilek të Himarës.