Arjan Ndoci është nje nga dy shqiptaret e arrestuar pak dite me pare ne Spanje me një ton kokaine dhe me 1.55 milionë euro kesh. Identiteti i tij i vërtete është zbuluar pas verifikimeve qe agjentet spanjolle ne bashkëpunim me antidrogën amerikane, kane zhvilluar per grupin kriminal.

 

Menjëherë pasi u mësua se behej fjale per shqiptarin nga Laçi, Arjan Ndoci, policia jone nisi verifikimin e lidhjeve dhe veprimtarisë se tij ne Shqipëri. Burime zyrtare te Ministrisë se Brendshme pohuan se po kontrollohen te gjitha lidhjet e tij familjare e me gjere, si dhe pronat qe mund te figurojnë ne emër te tij.

 

Arjan Ndoci do te gjykohet ne Spanje, por policia ne Tirane konfirmoi se do te kontrollohet nëse ky person ka pastruar paratë e trafikut te drogës ne Shqipëri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re