I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të cilat nisën prej orëve të vona të mbrëmjes dhe shkaktuan probleme të shumta në rrugën e Arbrit, e cila u bllokua në afërsi të tunelit të Murrizit.

 

Shumë automjete nuk mundën të lëviznin, ndërsa qëndruan për orë të tëra në radhë.

 

Në qytetin e Peshkopisë trashësia e borës ka arritur në 15 cm, kurse në zonat malore deri në 40 centimetra.

 

Sa i takon lëvizjes në akset rrugore të këtij qarku, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës dhe në atë Peshkopi – Draj Reç – Kukës, ku kalohet me vështirësi.

 

QYTETARE

Dy orë kam këtu. Nuk lëviz dot. Ka ardhur një borëpastruese poshtë por nuk kanë hedhur kripë. Do pres tani, ca të bëj.

 

Ndërkohë në Bulqizë reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët. Kalimi i mjeteve në këtë zonë bëhet normalisht. Edhe qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Probleme më të shumta raportohen në zonën e Tropojës.

 

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe juglindje të vendit. Aksi kombëtar Kapshticë-Qafë Thanë momentalisht është i kalueshëm.

 

Vështirësi të shumta paraqiten në rrugën e fshatrave turistike të Voskopojës dhe Dardhës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re