Autoritetet kosovare janë alarmuar sërish pas lajmërimeve për bomba në disa shkolla në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Është ky i disati rast që kërcënime të tilla vinë në drejtim të shkollave në veri të Kosovës me shumicë serbe, të cilat deri më tani kanë rezultuar false.

Ashtu si dhe më parë, informacionet për bombë kanë mbërritur te adresat zyrtare të e-mailit të shkollave e jo nga telefonata.

Policia ka bërë detyrën, duke shkuar te shkollat nën alarm dhe evakuuar nxënësit prej aty.

Këto “lajme me bomba” nisën që me agresionin rus të Ukrainës, por vështirë të thuhet nëse është rastësore apo e qëllimtë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re