Autoriteti Rrugor ka kërkuar kujdes të shtuar të drejtuesve të mjeteve në disa akse rrugore në veri të vendit për shkak të borës dhe ngricave.

 

 

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur reshje bore Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth.

 

 

Në të gjitha këto akset qarkullimi vijon normalisht megjithatë shoferët duhet të p[ërdorin gomat dimërore dhe të ulin shpejtësinë.

 

 

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin VeriorNë aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa problemeKontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitetTregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”- shkruan ARRSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re