Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi qëndrimin e misionit të NATO-s përballë kërkesave për marrjen nën kontroll të Veriut të Kosovës.

Meta përshëndeti deklaratën e KFOR, ndërsa theksoi se Shqipëria e gjitha me një zë të vetëm duhet të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kërkesat për kontrollin e Veriut të Kosovës nga KFOR, Meta i konsideroi si teori të Beogradit, pasi sipas tij synohet “që çështja e Kosovës të transferohet në forumin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara, ku 5 anëtarë të Këshillit, Rusia, Kina edhe Brazili, Eduadori dhe Mozambiku nuk e njohin Kosovën.”

Ai theksoi se “ideja për të kaluar tek Republika e KFOR nuk është gjë tjetër, veçse kërkesa për një status të ri të KFOR dhe që do të thotë pranim i rihapjes së çështjes së Kosovës brenda rezolutës 1244.”

 

“Është shumë e rëndësishme që Shqipëria, Parlament i qeveria me një zë të vetëm të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO si garanci absolute jo vetëm të Kosovës por edhe për rajoni.

Përshëndes edhe reagimin e fundit të KFOR, i cili thekson angazhimin e tij, por bën të qartë se ekskluzivitetin për rendin e sigurinë e ka Policia e Kosovës dhe KFOR është në mbështetje të saj.

Çdo përpjekje djallëzore e hapur që synon rivendosjen e kontrollit të Veriut për KFOR nuk është asgjë tjetër por përpjekje për të kaluar nga Republikë e Kosovës në Republikë të KFOR.

Kjo është teoria kryesore edhe e Beogradit zyrtar, pasi synon që çështja e Kosovës të transferohet në forumin e Këshillit të Kombeve të Bashkuara, ku 5 anëtarë të Këshillit, Rusia, Kina edhe Brazili, Ekuadori dhe Mozambiku nuk e njohin Kosovën.

Ideja për të kaluar tek Republika e KFOR nuk është gjë tjetër, veçse kërkesa për një status të ri të KFOR dhe që do të thotë pranim i rihapjes së çështjes së Kosovës brenda rezolutës 1244.

Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të theksojmë në mënyrë të vazhdueshme rëndësinë e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila i dha legjitimitet të plotë aktit të pavarësisë së Kosovës duke i dhënë një përgjigje botërisht pretendimit të Serbisë për këtë çështje.”, tha Meta për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko