Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku sipas tij po lëndohet ndërkombëtarisht.

Sipas Ramës, thirrja e tij për të dëgjuar aleatët nuk është thirrje ndërkombëtare, por nevojë kombëtare.

Rama thekson se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre qe sipas tij fatkeqësisht “lëndon Kosovën në sytë e  aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm!”

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare.

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e  aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, shkruan Rama në twitter.

Situaten e komentoi edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se dialogu eshte e vetmja zgjidhje.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re