MALIQ- Vërshimet e ujit në fshatrat e Maliqit kanë shkaktuar pasojë  në banesa, por edhe në infrastrukturën rrugore.  Kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu tha se ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara, por po punojnë për të evidentuar pasojat.

“Bazuar në ligjin për emergjencat civile, jemi në terren  për të parë situatën. Grupet e punës po evidentojnë çdo situatë dhe për të bërë  një bilanc të dëmeve që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të cilën do ta bëjmë evident për drejtorinë e Emergjencave Civile. Ende nuk japim dot një bilanc të saktë për atë që ka ndodhur, ndaj jemi të rezervuar. Shpresojmë që deri pasditen e sotme  të bëjmë një sistemim të pranueshme n të nyejve lidhëse. Duhet ndërhyrje që nga ndërtimet pa leje. Ndërtimet pa leje nuk mund të bëhet mbi vepra, të cilat i shërbejnë të gjithë fshati dhe nuk i shërbejnë vetëm një fëmije”, tha ai./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re