Njësia administrative Dajc në Shkodër izolohet nga uji.
 
Më problematik është segmenti Shkodër – Velipojë. Prania e madhe e ujit ka bllokuar hyrjen e rrugës së Dajçit, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve, transportin e mësuesve dhe stafit shëndetësor. Mjeket  kane hyre ne fshatin Dajç me anë të automjeteve të larta të ushtrisë.
 
Ky është autobusi me nxënës dhe mësues të cilin forcat e armatosura e kthyen mbrapsht.
 
Për këtë arsye, Drejtoria Arsimore në Shkodër pezulloi mësimin.
 
Niveli u rrit ndjeshëm gjate orëve te fundit dhe situata mund te përkeqësohet me tej.
 
Kryetarja e bashkisë dhe prefekti ishin mëngjesin e se martës ne fshatin Dajc.
 
Ndërkohë për familjet e izoluara qeveria shpërndau 20 ton ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitetit në këto zona. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 ton ushqimeve per bagëtitë, per t’u ardhur ne ndihme zonave te përmbytura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re