Në përditësimin e radhës të iOS 11, përdoruesit do të kenë në dispozicion një opsion me të cilin mund të ç’aktivizojnë reduktimin e performancës së telefonit të tyre.
Lajmi u dha nga vetë ekzekutivi i kompanisë Tim Cook dhe vjen një muaj nga zbulimi i bujshëm ku Apple reduktonte performancën e telefonëve qëllimisht në mënyrë që bateritë e vjetra të mos bëhen shkak për fikjen e papritur të iPhone.
Vetë kompania e pranoi. Në një intervistë për ABC News, Cook tha se përditësimi do të vijë muajin e ardhshëm në një version testues të iOS për zhvilluesit.
“Do tu japim konsumatorëve tanë mundësinë për të parë gjendjen e baterisë së telefonëve të tyre në një mënyrë tejet transparente,” tha Cook.
Sipas tij përdoruesit do të informohen më haptazi se kurrë më parë kur iPhone është duke reduktuar performancën për të parandaluar fikjet e papritura.
Beta e ardhshme e zhvilluesve të iOS 11 do të publikohet në Shkurt që do të thotë se debutimit publik vjen në Mars. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re