Lidhur me situatën aktuale ku po mbahen luftime të vazhdueshme midis Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme, ka ardhur edhe reagimi i Papa Françeskut.
Papa Françesku ka bërë sot apel që palët në Lindjen e Mesme të ndalojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës. Komentet, Ati i Shenjtë i bëri pas lutjes së të dielës në Vatikan.

“Vërtet mendojmë që mund ta ndërtojmë paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?” pyeti Papa.

Duke e dënuar humbjen e jetëve të pafajshme si “të tmerrshme dhe të papranueshme”, Ati i Shenjtë bëri thirrje për qetësi dhe u bëri apel palëve përgjegjëse që të ndalin “zhurmën e armëve”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re