Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas vendimeve të fundit të marrë nga Kuvendi i Ksovës, ka një porosi për Bashkimin Evropian.

 

Në një postim në Twitter, Veseli është shprehur se presin një qasje të sinqertë nga ana e BE-së.

 

“Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së.”

 

Gjithashtu ai ka falenderuar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re