Në Forumin Frankofon të Investimeve të organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë, u tha se Kosova është shtet me mundësi të mëdha për investime të huaja.

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova është shtet i ri, me mundësi të mëdha dhe legjislacion të standardeve më të larta evropiane, ku ka shumë mundësi investimi për investitorët ndërkombëtarë.

 

Ndërsa, kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli duke treguar për kushtet të cilat i ofron Kosova për investitorë të huaj, ka thënë se Ligji për Investime Strategjike dhe mundësitë të cilat i ofron edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, mundësojnë që tokat të jepen falas për investitorët të cilët investojnë në shumën e caktuar që krijojnë të mira materiale dhe punësim, transmeton kosova Press.

 

Mirëpo, Veseli kërkoi nga shteti i Francës që ta mbështes Kosovën për liberalizmin e vizave, sepse sipas tij, Kosova ka mbetur peng.

 

Kryeministri Ramush Haradinaj në gjuhën frënge foli për të arriturat që i ka bërë qeveria e tij për investimet e huaja. Haradinaj ka përmendur edhe politikat tatimore dhe lehtësirat për fillimin e një ndërmarrje të re në Kosovë, po ashtu edhe infrastrukturën e mirë për biznese.

 

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar pozitën e volitshme gjeografike të Kosovës, duke thënë se nëse dëshiron të kesh biznes, janë dy orë nga të gjitha qendrat në rajon, që është një përparësi ndaj ekonomive edhe të vendeve të rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re