Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është pjesë e forumit të liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Ëashington.

 

Në fjalën e tij në këtë forum kryeparlamentari ka kërkuar nga vendet që nuk kanë njohur Kosovën, ta njohin atë, pasi kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

 

Në këtë organizim po marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

 

“Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”.

 

Në këtë forum, po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

 

Me herët gjatë ditë, kabineti i kryetarit Veseli njoftoi se ai ka takuar edhe senatorin, Ron Johnson, i cili ka thënë se “është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re