Skip to content

Veseli: Nuk lejoj të dëmtohet imazhi i Kuvendit

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me rastin e manipulimit të votave të opozitës, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar thirrjen e një  seance të jashtëzakonshme në lidhje me liberalizimin e vizave.

 

Në reagimin e tij Veseli ka thënë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë dy shkresa ku deputetët kanë njoftuar se nuk kanë qenë fare në dijeni për temën e mbajtjes së seancës, shkruan lajmi.net.

 

Gjithashtu ai ka shtuar se dy nënshkrime janë dhënë para më shumë se një muaji, ndërkaq që janë përdorur tani.

 

“Ne kemi marrë  dy shkresa. Dy deputetë kanë treguar se fare nuk kanë qenë të njoftuar se për çka është thirrur seanca e jashtëzakonshme. Ato nënshkrime janë dhënë para një muaj e gjysë ndërsa janë përdorur tani. Nuk duhet të krijojmë precedent që rrezikojmë demokracinë”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij Veseli ka theksuar faktin se opozita po i legjitimon vetë shkeljet e saj.