Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend.

 

Në fjalën e tij kryeparlamentari ka thënë se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit evropian.

 

“Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian. Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”.

 

Ndër të tjera ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë e pakompromis. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e BE tha se Raporti është një reflektim i ndershëm për gjithçka që ka arritur Kosova.

 

“Raporti ka një rekomandim të qartë: Komisioni dhe Parlameneti Evropian, kanë rekomanduar liberalizimin e vizave. Pra tani, Komisioni nxit vendet anëtare që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur, urgjentisht.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re