Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të martë në veri të Mitrovicës.

 

Në një postim në “Facebook”, Veseli thekson se nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në territorin e Kosovës.

 

Ai u bënë thirrje komunitetit serb që keton në këtë zonë që të vetëpërmbahet dhe të mos bie pre e propagandës politike në lidhje me aksionin e rendit publik.

 

Kryeparlamentari ka përgëzuar gjithashtu policët e plagosur ndërsa ka theksuar se askush nuk do të shpëtojë nga dora e ligjit.

 

“Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë.”

Lexoni me shume ne linqet e meposhtem:

Rritet numri i policëve kosovarë të plagosur në Mitrovicë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re