Zëvendëskryetari i Shoqatës së Biznesmenëve Katalonjas, Carlos Rivadulla, në lidhje me pavarësinë e Katalonjës tha se mbi 2.000 kompani kanë braktisur Katalonjën gjatë këtij procesi.
“Këto kompani nuk kthehen. Të gjitha kompanitë që janë tërhequr nga Katalonja përbëjnë 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)”, tha ai.
Duke folur kundër pavarësisë së Katalonjës, Rivadulla në një deklaratë për gazetarin e aa, pas takimeve me përfaqësuesit e partive të ndryshme politike në Parlamentin Europian (PE), ka bërë të ditur se kostoja ekonomike e ngjarjeve në Katalonjë ka nisur të reflektojë në shumë shifra.
“Kjo paqartësi politike tashmë reflekton në shifrat e papunësisë. Punësimi në Katalonjë për muajin tetor të këtij viti është ulur me mbi 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë”, tha Rivadulla.
“Në Katalonjë, shifrat e konsumit kanë rënë. Kompanitë në sektorin e shitjes me pakicë operojnë me margjina shumë të ulëta fitimi. Kjo është një shifër e madhe për marketet dhe hotelet, edhe nëse shifrat vërehen se janë të ulëta. Këto shifra janë serioze”, tha Rivadulla duke bërë të ditur se shitjet me pakicë në muajin shtator në Katalonjë janë rritur me 5.5 përqind ndërsa muajin e kaluar kanë treguar ulje me 5.4 për qind.
“Rënie me 30 për qind në sektorin e turizmit në Katalonjë”
Duke thekuar se në Spanjë, 10 për qind e të ardhurave kombëtare janë bazuar në turizëm, Rivadulla tha se “Në këtë periudhë, sektori i turizmit i Katalonjës u ul me 30 për qind. Rezervimet e hoteleve gjithashtu ranë me rreth 25 për qind. Ky dëm është në të vërtetë për shkak të separatistëve”.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se situata ekonomike është bërë “shqetësuese” për biznesmenët, Rivadulla, tha se “Dy banka të mëdha dhe dy kompani të energjisë në Katalonjë janë transferuar. Gjysma e kompanive në sektorin e sigurimeve dhe farmaceutike janë larguar nga Katalonja. Mbi 2.000 kompani kanë braktisur Katalonjën gjatë kësaj periudhe. Këto kompani nuk kthehen. Të gjitha kompanitë e tërhequra nga Katalonja përbëjnë 30 për qind të PBB-së së rajonit”.
“Ka patur rënie serioze të investimeve të huaja pas përpjekjeve të pavarësisë në Katalonjës. Kjo situatë në muajt në vijim do të ndikojë shumë në shpërndarjen rajonale të të ardhurave dhe do të ndikojë në mbledhjen e taksave”, thekson Rivadulla duke mbrojtur idenë e tij se humbjet e tilla ekonomike mund të përmirësohen me krijimin e një qeverie që respekton Kushtetutën spanjolle në zgjedhjet e 21 dhjetorit.
“Çdo gjë është shumë e re dhe zhvillohet shpejtë. Shoqëria është shumë e ndarë. Disa biznese nuk duan ta shpjegojnë atë në mënyrë që të mos thyejnë guximin e të tjerëve pavarësisht nga rëniet shumë serioze të shitjeve”, tha Rivadulla duke bërë të ditur se është shumë e vështirë të përcaktohet kostoja e përgjithshme e iniciativës për pavarësi. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re