Që prej datës 9 mars, mësimi është zhvilluar online pas vendimit të qeverisë për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjes Covid-19. Ky proces ka qenë më i ndërlikuar në degë të caktuara, përfshirë këtu mësimin në mënyrë virtuale të pianos.

Pedagogia e Universitetit të Arteve, Ana Kaçinari rrëfen sesi zhvillohet mësimi nëpërmjet platformave online dhe pengesat që hasin studentët.

ANA KAÇINARI

PEDAGOGE PIANOJE, UNIVERSITETI I ARTEVE

Pjesëmarrja është më e lartë, është mbi 90%, më shumë seç ishte fizikisht në shkollë, sepse e kanë shumë komode, janë në shtëpi dhe thjesht hapin smartphone-in apo laptopin. Por ka dhe nga ato raste, fatkeqësisht që nuk i kanë këto kushte dhe për ato është pak më e vështirë, por kanë gjetur edhe ato mundësitë e veta për të qenë prezent virtualisht. Ka raste që studentët nuk kanë instrument, dhe kjo gjë do të kërkonte pak ndoshta disa orë më tepër nga ana jonë, për t’i ndihmuar ato studentë, unë personalisht kam gjetur një metodë për t’i ndihmuar për të lexuar qoftë notat si solfezh apo për të mos i humbur këto ore mësimi, dhe ndoshta nuk do jenë në të njëjtin nivel me studentët që kanë një instrument në shtëpi, por mbetet për t’u parë kjo pjesë.

Sipas  Kacinarit është i domosdoshëm realizimi i provimit fizikisht për një gjykim sa më të drejtë se sa studenti e ka pervetesuar pianon.

ANA KAÇINARI

PEDAGOGE PIANOJE, UNIVERSITETI I ARTEVE

Përveç kushteve teknike që ka raste që pengojnë mësimdhënien, por mendoj që gjeja më e rëndësishme është që të vazhdojë viti shkollor sepse nëse për ne pedagogët është thjesht 1 vit pune apo një semestër që mund të humbim, për një student është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, sepse ka për t’u diplomuar dhe kurrsesi kjo gjë nuk duhet të ndalojë, është mënyra më e mirë për të vazhduar.Kam dëgjuar së fundmi që po flitet qoftë për një javë apo dy javë që të paktën të bëhen fizikisht dhe ndoshta provimi duhet bërë fizikisht sepse sado dëgjimi, ne kemi edhe mësim në grup në instrument që janë disa instrumente dhe s’eshte njesoj si t’i ndjekesh direkte dhe do ishte patjeter e nevojshme që sezoni i provimeve të ishte fizikisht.

Nga ana tjetër, edhe studentët e infermierisë e kanë të vështirë mësimin nga shtëpia. Artiola, e cila eshte në vitin e dytë thotë se  marrja e leksioneve të shkruara apo ilustrimi me disa video nuk është i mjaftueshëm për të përvetsuar lëndët e infermierisë.

ARTIOLA XHINI

STUDENTE E INFERMIERISE

Ka goxha vështirësi sepse është ndryshe në auditor, bashkëbisedimi është shumë i rëndësishëm me pedagogët sesa leximi nëpër e-maile; dhe shkëmbimi i mendimeve me studentët e tjerë.  Duke filluar nga leksionet, na i dërgojnë me e-mail, shumica e lëndëve kërkojnë më shumë shpjegimin sesa thjesht leximin nga e-mailit që marrim ne, normalisht edhe kur bëhet në auditor të bën të kapësh thelbin e lëndës dhe rëndësinë që ka lënda në bazë të sëmundjes.

Me anulimin e praktikës në spitale, Artiola pranon qe të zhvilloje mësimin edhe gjatë muajit korrik nëse kjo do të ishte e mundur.

Sipas bashkëbisedimit me studentët mendojmë që do zhvillohet edhe gjatë muajit korrik mësim, pas sezonit, sepse dega jonë kërkon shumë përkushtim dhe duhet ta bëjmë patjetër një gjë të tillë, sepse nesër kemi të bëjmë me jetën e njeriut.

Deri më tani nuk ka një vendim për shtyrjen e vitit shkollor dhe atij akademik. Por institucionet arsimore do te vijojne te jene te mbyllura.

VESHTIRESITE E MESIMIT ONLINE

ANKOHEN STUDENTET: TE SHTYHEN PROVIMET

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re