Subscribe

Ky është Emirhan Lato, nxënës i shkollës artistike “Ajet Xhindole” në Berat.

 

 

Pas vendimit për mbylljen e shkollave nga frika e përhapjes nga virusi COVID-19, Emirhani i merr mësimet në shtëpi online.

 

Ai tregon se gjatë zhvillimit të mësimit ne kushte shtepie shpesh has vështirësi pasi nuk arrin që të kuptojë mësuesin pavarësisht udhëzimeve të dhëna prej këtij të fundit.

 

Një problematikë e tillë pranohet edhe nga vetë mësuesit.

 

Deni Llanaj, mesues i ekonomisë në shkollën profesionale tregtare në Vlorë, tregon për “Vizion Plus” se 55% e nxënësve e neglizhon procesin mësimor.

 

 

Sipas tij, kjo vjen për një sërë arsyesh mes të cilave dhe ajo e kushteve financiare.

 

Ai thotë se shpesh mundohet t’i mbaj nxënësit aktivë me detyra në mënyrë që këta të fundit të përfshihen sa më shumë në procesin mësimor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re