Ndërkohë që vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus, situata në Infektiv duket shqetësuese, pasi përpos shtrimeve të reja, pacientët po shfaqin simptoma të renduara.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar sot se në spitalin infektiv, “vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja”.

Në Infektiv aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.
Specialistet bëjnë apel për kujdes të shtuar.

“Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij”– thekson Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se “qytetarët të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë”.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)
Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re