Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, pas publikimit të një fotoje intime.

Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri.

Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.

“Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”, tregon Altin Çoku, i cili thotë se nëse do ta akuzojnë për tradhti “do ti thotë policisë merrni armën e krimit”.

NGJARJA

Vajza e re 27-vjeçare i dha fund jetës një ditë më parë, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte me qira.

Policia fillimisht raportoi se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

ARRESTIMI I PERSONAZHIT TË TIK TOK

Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kamzës, ku një 27-vjeçare u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte me qira dhe për pasojë ndërroi jetë.

Sipas policisë, shkak ka qenë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i cili u vu në pranga.

39-vjeçari i arrestuar është shtetasi Altin Çoku, personazh i njohur i tik tok, i cili akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Njoftimi i policise: 

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHIKONI VIDEON (KUJDES +18)

@funny0vide #shqipe #shqip #shqiptar #shqiperia #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #altinqoku #cllevio #cllevioserbiano44 #adin ♬ suono originale – 😂_MARRINA..😂..SHQIPTARE_😂

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re