Arrestimi i 2 mjekëve të Spitalit të Traumës para pak ditesh pasi dyshohej se morën ryshfet, bëri që sindikata e mjekëve të dalë në protestë për të kërkuar lirimin nga burgu të kolegëve të tyre.

Mediat shqiptare “bombarduan” rrjetin duke postuar lajme në lidhje me protestën në fjalë, pra duke kryer normalisht punën e tyre.

Por, siç duket raportimi i drejtë dhe i paanshëm i gazetarëve nuk i ka pëlqyer infermierit Kleant C. i cili ka reaguar në një postim të një gazetari duke komentuar me një fjalor aspak të hijshëm që i takon një punonjës të bluzave të bardha.

“Mundohuni të gëzoheni edhe për 2 muaj se shtatori është afër kur t’ju kyçim prapë dhe s’do bëni asgjë si dele të urta që jeni.”-ka shkruar Kleanti, me profesion infermier. Ndër të tjera, ai ka theksuar se kur Shqipërinë ta “mbërthejë” vatianti DELTA, njerëzit do të “nxjerrin të zitë e ullirit” sipas tij.






Previous articleProcedura e plotë për t’u martuar me një italian/e, keto jane 4 fazat që duhet të kaloni

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re