Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” përcollëm rrëfimet prekëse të dy jetimëve dhe nënës së tyre. Famija Stojna jetonte në kushte të mjerueshme dhe pas vdekjes së kryefamiljarit, gjithçka ishte vështirësuar.

Po mbrëmjen e djeshme, treguam momentet e gëzimit për këtë familje, e cila u bë me shtëpi të re. Por cili është bamirësi që gëzoi dy jetimët? Elvis Naçi shpjegoi se fjala është për një shqiptar që jeton në Londër dhe që vetë është rritur jetim.

Elvisi: Do doja të lexoj siç më ka shkruar Flori, ai që ka bërë për këtë familje me jetimë. E lajmërova për këtë vepër dhe e pyeta çfarë dëshiron të them para shqiptarëve, në emision.

Ai më shkruan: në emision mund të thuash, kjo shtëpi është nga Flori me shokë. Unë duke qenë jetim vetë, e kam patur ëndërr me ia mundësuar jetimëve të tjerë, diçka me i ndihmuar. Ata paçin jetën e gjatë e Zoti i ndihmoftë.

Ka dhe diçka tjetër, Flori është i Shqipërisë e jeton në Angli. U bë disa kohë që më ka thënë, por neve na merr vala e punës. E kryem në fund të Ramazanit këtë vepër të mirë e Zoti e shpërbleftë Florin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re