Një tjetër automjet i kompanisë që po ndërton rrugën e Arbrit është vetëaksidentuar.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një automjet tip fadromë që po punonte në rrugën e Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi një baxho të përpunimit të qumshtit.

 

Nga rënia e mjetit të rëndë ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i saj ka pësuar vetëm lëndime.

 

Kjo është hera e dytë që brenda 3 ditëve dy mjete të tilla të kompanisë dalin nga rruga. Dy ditë më parë një mjet i tillë përfundoi në greminë në fshatin Murrize të Xibrit pak metra larg hyrjes së tunelit të madh të rrugës së Arbrit. Drejtuesi i mjetit mbeti i dëmtuar ndërsa u hodh prej tij.

 

Kompania ka nisur riparimin e disa defekteve në rrugë ndaj mjetet po punojnë jashtë saj.