Skip to content

Vetëbesim ukrainas: Ne mund ta mundim Rusinë!

Anëtarët e forcave të armatosura do të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre më të rëndësishëm – të mbrojnë lirinë dhe sovranitetin e shtetit nga agresori rus, tha Presidenti i Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën, me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura, se ushtria ukrainase mund të zmbrapsë çdo sulm rus.

“Anëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës do të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre më të rëndësishëm – të mbrojnë lirinë dhe sovranitetin e shtetit nga agresori rus,” tha ai kreu i shtetit ukrainas, ardhur nga bota e spektaklit.

“Ushtria ukrainase beson në forcën e saj dhe mund të parandalojë çdo plan pushtimi nga armiku”, shtoi ai.

Krijimi i një ushtrie të pavarur

Rusia ka grumbulluar forca të mëdha ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, por hedh poshtë akuzat se po përgatit një ofensivë.

Ukraina po shënon 30-vjetorin e themelimit të një ushtrie të pavarur që nga shpallja e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Me këtë rast, Kievi, Lviv dhe Odessa do të prezantojnë para publikut automjetet ushtarake amerikane Humvee.

Një dorëzim ceremonial i anijeve patrulluese të Rojës Bregdetare të SHBA-ve të dorëzuara së fundmi do të mbahet në Odessa, gjë që do të forcojë kapacitetet e marinës ukrainase.

Vizitë në Kharkov dhe Donbass

Ukraina po i kërkon NATO-s të përshpejtojë anëtarësimin e saj, por udhëheqësit e Aleancës po bëjnë thirrje për reforma dhe anti-korrupsion së pari.

Moska paralajmëron Perëndimin që të mos kalojë “vijat e kuqe” të tij dhe të ndalojë zgjerimin e NATO-s në lindje.