Personi që vrau ish-bashkëshorten në hyrje të Maternitetit në QKUK të Prishtinës, ka zgjedhur të vrasë dhe veten.

Sokol Halili nuk ka pranuar t’i dorëzohet Policisë, ndaj dhe është vetëflijuar nën rrethim, siç raportohet nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

 “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili.

Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ai shtiu tre plumba ndaj 35-vjeçares Hamide Magashi, teksa kjo e fundit kish shkuar të lindte fëmijën e tyre.

“Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte”, mësohet t’i jetë lutur ajo, duke mos gjetur pikë mëshire të bashkëshorti i saj, i cili e keqtrajtonte prej kohësh.

Kështu, Sokol Halili e ka dhënë vetë verdiktin gjyqëor mbi veten – dënim me vdekje – duke u vetëekzekutuar.

Por nuk mbarron këtu, pasi e pret një gjykim më i rëndë akoma, ai para Zotit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re