Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi. Ky i fundit ishte në mesin e  zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar për përvetësimin e hapësirës së madhe të tokës, gjatë viteve 2013-2016.
 
Cikalleshi ka qenë drejtori i Hipotekës, ndërsa tani mban postin e drejtorit të Ujësjellësit të Kavajës.
 
Ndërkohë këtë të enjte gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarët. Kërkesa për lënien në qeli të të arrestuarve u bë nga Prokuroria e Kavajës, me argumentin se ekzistojnë provat e shpërdorimit te detyrës.
 
Të martën Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për 11 zyrtarë të hipotekës, nënprefektin e Tiranës dhe   drejtorin e ALUIZNI-t në Kavaje.
 
Te arrestuarit akuzohen se falsifikuan dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 hektarë tokë në Spille te disa persona. Përftuesit nga kjo skemë janë familjarë të afërt të ish-drejtuesve lokalë në Kavajës, duke filluar nga ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe ish-kryetari i degës së PS, Gentjan Daja, si dhe të afërm të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja. Nga kjo shkelje përfituan tokë 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kishin dijeni dhe nuk kishin bërë asnjë kontratë shitje. Me pas prona kaloi tek te tretet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re